Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Durrësit, Igli Cara thotë se “Open Balkan” është bllokuar në Palermo.

Në një postim në “Facebook”, Cara shkruan se “nuk bëhet fjalë për nismën e qeverive të Ballkanit Perëndimor, por për një anije kërkimore shkencore me flamur shqiptar, e cila u ble në Norvegji pak muaj më parë”.

Ndër të tjera, kreu i PD Durrës thotë se arsyeja është sepse anijet shqiptare janë në listën e zezë të performacës së flamurit, sipas “Memorandumit të Parisit”.

Postimi i Carës:

“Open Balkan” bllokohet në Palermo!

Nuk bëhet fjalë për nismën e qeverive të Ballkanit Perëndimor, por për një anije kërkimore shkencore me flamur shqiptar, e cila u ble në Norvegji pak muaj më parë. Referuar sistemit online Marine Traffic, mjeti lundrues është ndaluar në Palermo.

Eshtë bllokuar gjatë inspektimit nga Port State Control në Portin e Palermos.

Arsyeja është e thjeshtë!

Anijet me flamur shqiptar janë subjekte kontrolli në çdo port që kalojnë, si rezultat i rankimit në listën e zezë të performacës së flamurit, sipas Paris Memorandum.

Të jetë faji i emrit të anijes “Open Balkan”?!!!