Dita e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.

Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.

Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria”.

Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka ‘tru peshku’, një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.

Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza”.