Itali, 10 mars 2014 – Kënga e njohur shqiptare “Të ka lali shpirt” është vendosur në stadiumin e Napolit përpara ndeshjes me Romën. Muzika i ka bërë të gjithë të kërcejnë, ndërsa disa tifozë të tjerë janë munduar ta këndojnë këngën e famshme të Silvës dhe Mandit. Përveç shqiptarëve të pranishëm në stadium, këngën mund ta kenë kënduar edhe Xhemaili me Behramin që janë me origjinë shqiptare. Deri në këto momente kënga e njohur ka arritur të mbledhë 34 milion klikime në Youtube.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/