E ftuara e parë e natës finale në Festivalin e Këngës, e cila u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në RTSH ka qenë gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu, e cila ka sjellë edhe kupën në skenë.
Teksa bashkëbisedonte në skenë me prezantuesin Adi Krasta, Shehu u pyet nëse është ngacmuar ndonjëherë seksualisht nga ndonjë shef.
Jonida Shehu tha se në asnjë punë nuk është ngacmuar nga ndonjë shef, ndërsa shtoi se një shoqen e saj e kishin ngacmuar dhe e kishin hequr nga puna.





