Muaji maj ka sjellë rritje të numrit të vizitorëve në qytetin e Durrësit dhe për pasojë trafiku shpeshherë kalon në kolaps total.

Në sheshin "Veliera" në këto ditë të para të majit, gjendja është alarmante, pasi trafiku nis nga rruga paralel me portin, që është edhe rruga nga hyjnë kryeqytetasit që i drejtohen bregdetit dhe përfundon në Currila. Duhen minuta të tëra për të dalë nga sheshi “Veliera”, për shkak të punimeve që po kryhen.

Kreu i bashkisë ka premtuar që punimet në këtë shesh do të mbyllen deri në 18 qershor, çka do të thotë se edhe 45 ditë qytetarët durrsakë e jo vetëm, kanë për të duruar trafikun e rënduar në këtë zonë.

E gjithë kjo situatë kërkon nerva të qeta e durim, sepse nuk ka asnjë zgjidhje, sidomos për banorët e lagjes numër një në Durrës, që janë të detyruar të përshkojnë këtë rrugë çdo ditë .

Për më shumë ndiqni pamjet në videon e mëposhtme.

K.H.