Gazetari Ferdinand Devishi i ftuar në “Top Story”, mbrëmjen e djeshme ka treguar profilin e polices që vrau veten me armën e shërbimit Aldorjana Loshi.
Sipas gazetarit, arsyeja e vetëvrasjes së 21-vjeçares ka qenë vdekja e babait të saj, ndryshimi i jetës nga një provincë në qytetin e Tiranës dhe konfliktet e vazhdueshme me të dashurin më të madh në moshë, ku mesa duket nuk i ka përballuar dot.
Ferdinand Dervishi: Unë do ta gjeja të gjithë çelësin e konfliktit që e ka çuar atë tek vetëvrasja në dy momente, humbja e babait dhe fakti që është shumë e vogël. Fakti tjetër është që vjen nga një zonë rurale dhe shumë shpejt vjen në Tiranë, ka një punë, ka bërë shkollën e mesme në një provincë, vjen këtu dhe për dy vjet ka një vend pune, është futur në shoqëri, në atë xhunglën e Tiranës, shumë shpejt për një kohë shumë të shkurtër. Nuk ndihet në ambientin e vetë, ka humbur babain, ka një të dashur më të madh se vetja në moshë i cili mund të ketë qenë edhe dominant, edhe mos përfillës në biseda dhe gjithçka përfundon me frazën “të kam lënë Zotin”. Është frazë shumë domethënëse, kur shqiptari të thotë “të kam lënë Zotin” për ato çfarë ndodhën, unë po iki por ty do të të gjykojë Zoti. Ata kanë pasur konflikte, ajo i ka përjetuar shumë, mund të jetë shumë e vogël për t’i zgjidhur, mund të jetë ndjerë shumë e pamotivuar, mund të jetë ndjerë shumë e shpartalluar për ta përballuar.