Akuza të rënda kanë lëshuar ndaj njëri-tjetrit avokati Altin Goxhaj dhe ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia. Ka qenë një postim i avokatit ai që ka nxitur më pas akuza të rënda bërë nga Izet Haxhia. Kështu, Goxhaj ka postuar se shkrimet e Haxhisë në të vërtetë mbanin firmën e gazetarit Mero Baze. Kaq ka mjaftuar dhe Haxhia i është kundërpërgjigjur, duke e akuzuar atë se është homoseksual dhe se është përdhunuar që në moshën 7-vjeçare.
“Prej shume muajsh, mediat e Rilindjes kane shpik nje personazh “te besueshem” nje fare Izet Haxhija! Futesh te intervistat apo publikimet e statuseve te tij ne FB, perfshi dhe nje “interviste” te porositur, dhe habitesh me drejtshkrimin, artikulimin e fjalive, batutave, komenteve, nje gjuhe e ftohte letrare dhe e rregullt dhe e kompletuar qe per profesionistet eshte gjuha e sprovuar e nje gazetari te shtypit te shkruar, formim shkollor, kulturor, bagazh fjalori dhe formim gjuhesor i nje shkollimi dhe angazhimi full time postshkollimi te mire letrar, dhe pastaj vret mendjen dhe kujtohesh… Ore po ky Izet Haxhija a eshte ai nje injoranti tipik ne te folur e le me ne te shkruar qe kemi njohur qe ishte analfabet fare qe i vetmi bagazh fjalori ishin nje kasete te sharash qe s’merrej vesh kur mbaronte njera dhe fillonte tjetra… pastaj ti e kupton se kujt i ngjan gjuha, teksti, fjalet, konceptet, thashethemet dhe sajesat, koherenca e lajmit dhe temes… dhe menjehere te shfaqet Mere Bazja si profil politik, gjuhesor, thashethemexhi dhe sajues profesionist! Ore Personazhi Izet Haxhija nuk ekziston fare! Ai eshte thjesht nje pardesy e bardhe qe i ka vjedh Izetit Mere Bazja dhe ju kujtoni se po lexoni Izetin. Merja eshte personazhi i vertete Izet Haxhija”, shkruan Altin Goxhaj.
Më pas akuzat kanë vijuar nga Haxhia, i cili ka thënë se Goxhaj është përdhunuar që në moshën 7-vjeçare dhe në fakt ky nuk është faji i tij. Por faji i tij qëndron në faktin se ky përdhunim i ka lënë pasoja.
“Nuk kisha ndermend të shkruaja ndonje postim ketu në FB, sepse jam edhe me grip dhe doja të pushoja pak, por ku të lene avokatet e kopilit serb.Eshte per tu qare e meshiruar kur zgjedh per të mbrojtur veten, nje tip si puna e ketij Altın Goxhajt, i biri i nje sigurimesi famekeq (Enver Goxhaj, drejtor i Arshives në Minstrine e Brendshme ).Ky Altini pasi njehere na pate akuzuar se sponsorizohesha nga Sorosi per të bere shkrimet e mia, sot na kishte bere nje zbulim tjeter, se une nuk qenkam ai që shkruaj, por qenka Mero Baze ai që shkruajka në emrin tim.Une sipas ketij ”brimeçpuari” që në moshen shtate vjeçare, dhurate kjo nga biri i nje sigurimsi, qenkam injorant, nuk di të shkruaj shqip, e ditkam vetem të shaje etj. Altin, nuk kam faj une që ty të perdhunuan që në moshen shtate vjecare.Duket që kjo traume e madhe që ke perjetuar në atë moshe të re ka ndikur në formimin tend psikologjik dhe karakterin tend prej pederasti.Kjo fatkeqësi që të ka ndodhur ty, uroj të mos i ndodhë askujt.Por megjithate edhe pse nuk ishte aspak faji jot per atë që ndodhi në atë moshe të vogel, faji jot eshte se duke u nisur nga trauma që ke pesuar, në vend që të mundoheshe të sheroje plagen e rende që t’u shkaktua që në vegjeli, ti kur u rrite fillove të hidheshe sa nga nje preher, në tjetrin, të ”xhaxhallareve ”politike.Dhe tani në fund vendose të provoje edhe prehrin e gjyshit Berisha.Ti Altin nuk mund të arrish të me kuptosh mua dhe nuk të ve faj, sepse jemi dy bote e njerez të kundert në cdo gje.Une jam rritur në nje natyre të ashper e kam marre nje edukate të forte me parime morale të nderit e beses.Jam rritur në nje ambient e vend ku fjale e besa e dhene ishte ligj.Kam dashuruar per here të pare në menyre platonike në gjimnaz, dhe humbur virgjerine në moshen 22 vjeçare, kur isha ne universitet.Kuptohet me nje femer.Dhe jo si ty që e ke humbur atë që në moshen shtate vjecare me të birin e nje sigurimsi.Prandaj dhe mendja jote perverse mund te shpike te tilla gjera, se shkrimet e mia i shkruajka Mero Baze.Sepse ti nuk mund te kuptosh apo dish çfare eshte burreria.Ti je i denuar të mos e provosh ndjesine e të qenit burre.Aaaa, meqe ky shkrimi i sotem permbante pak erotizem, se mos na akuzon që ma ka shkruajtur Bledi Mane.Të fala gjyshit Sali. Po u doli mundesia te dyve, dilni e shetisni andej nga liqeni, se kushedi gjysh Saliu te tregon për ato pergjimet e tij të adoleshences tek penxheret e kulles se famshme në Prifç”, shkruan Haxhia, si replikë ndaj Altin Goxhajt.
Këto përplasje kanë vazhduar edhe në profilin e avokatit, ku Haxhia e sulmon atë me akuza nga më të çuditshmet dhe anasjelltas.





