Pavarësisht uljes së ndjeshme të temperaturave, ka disa persona që nuk i tremben të frohtit.

Kështu ka ndodhur me këta dy turistë britanikë, që mëngjesin e sotëm janë larë në det, në shëtitoren “Taulantia”.

Video amatore e mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” dëshmon momentet kur dy turistët, që sipas dëshmitarit janë larë në det rreth 20 minuta, janë duke dalë në breg.

Duket se këta dy “guximtarë” e shijojnë njësoj detin si në verë, edhe në dimër.