TIRANE, 22 maj 2014 – Vijojnë prej pasdites së djeshme greva e urisë  e te larguarve nga administrata. Dhjetë grevistët e parë, pjesë e shoqatës së të larguarve nga puna, janë gdhirë në çadra.
Grevistët kanë paralajmëruar pjesëmarrje të gjerë në grevë, dhe pikërisht rreth orës 10:00 katër punonjës të tjerë të larguar nga puna i janë bashkuar çadrave ku po zhvillohet greva, duke e çuar në 14 numrin e grevistëve. 

Të larguarit nga puna, pjesë e grevës së urisë, kanë parashtruar pesë kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Ata kërkojnë që të zbatohen vendimet e gjykatës për t'u rikthyer në punë, vendime për të cilat ata pretendojnë se nuk janë zbatuar ende. Grevistët kërkojnë të bëhet transparenca e numrit të të shkarkuarve nga puna dhe marrjen e përgjegjësive për trajtimin e legjislacionit të administratës. 

Ndërkohë autoriteti shëndetësor ka vënë në dispozicion të grevës një ekip mjekësor dhe një ambulancë vijon të qëndrojë pranë grevistëve. Dy mjekë kanë kryer kontrolle sa i takon gjendjes shëndetësore të grevistëve. Për të inspektuar nga afër gjendjen e grevistëve, kanë shkuar dhe përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit. Grevistët janë vizuar dhe nga deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Mesila Doda.

GREVISTET E URISE 
1. Nertila Qafzezi, ish-specialiste Zyra e Punës, Tiranë 
2. Petrit Fejzullai, ish-financier ISKSH, Drejtoria Rajonale Tiranë 
3. Astrit Lika, ish-mirëmbajtës ISKSH 
4. Artan Murrizi, ish-inspektor, Ministria e Drejtësisë 
5. Prel Vukaj, ish-punëtor gjelbërimi, Ndërmarrja Nr.2 Qyteti Studenti 
6. Ludovik Berisha, ish-inspektor zjarrfikëse Berat 
7. Agron Dervishi, ish-inspektor, ISSH Gjirokastër 
8. Vera Picaku, ish-inspektore AKU, Tiranë 
9. Olgerta Shkurti, ish-specialiste Zyra e Punës, Tiranë 
10. Gladiola Bardhoshi, ish-specialiste, ndërmarrja e trajtimit të studentëve 
11. Sokol Ukperaj, ish-ekonomist te Sigurimet Shoqërore 
12. Edmond Idrizi, ish- kryeinspektor te Drejtoria e Burgjeve 
13. Mehmet Cemurati, ish-gardist 
14. Mimoza Boçari, mjeke