Mbrëmjen e sotme është publikuar promo e Prime-t të ditës së shtunë të “Big Brother VIP 5”. Në të shfaqet Selin teksa flet te Dhoma e Rrëfimit dhe duket e shqetësuar se çfarë po ndodh jashtë, duke qenë se nëna e saj i kërkoi të mërkurën që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Si t’ia bëjmë tani, të luajmë Big Brother familjar? Atëherë unë duhet të pres të vijë gruaja ime, nëna dhe babi

Ndërkohë krahas videos së publikuar në “Instagram” shkruhet:

“Dy javë përpara finales…

“Big Brother Vip”, të shtunën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”.

Kujtojmë se nesër do të shpallet edhe finalistja e parë e këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP” dhe në televotim kokë më kokë janë Brikena dhe Selin.