Gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2021 do të mbahet të martën më 18 maj, në ndryshim nga gjysëmfinalet e mëparëshme kjo do të jetë e ndryshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbrëmja e dytë gjysmëfinale është planifikuar për të enjten, 20 maj dhe finalja e madhe të shtunën, 22 maj.

Konkursi këtë vit do të zhvillohet në Rotterdam të Holandës, falë fitores së Duncan Lawrence në garën e këngës Eurovision 2019 në Tel Aviv.

Pas konkursit të anuluar të Eurovision në vitin 2020, për shkak të pandemisë COVID-19, qeveria Hollandeze ka vendosur të mbajë edicionin eksperimental të këtij viti në prani të 3,500 spektatorëve dhe sipas planit të ri, ngjarja do të ndiqet vetëm nga ata që kanë një test negativ Covid-19 me vete.