Sulmi terrorist i 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, alarmoi institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Vrasja e policit Afrim Bunjaku, shkaktoi reagime të mëdha duke e dënuar aktin terrorist të një grupi të armatosur serb. Lidhur me situatën në veri do të diskutohet të martën edhe në Parlamentin Evropian.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi.
“Në dy raporte të veçanta në maj, deputetët i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian dhe të sigurojnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke”, thuhet në njoftim.
Sulmin e ka dënuar ashpër edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.