Një gjykatës i Nju Jorkut do të vendosë këtë javë nëse dënimi penal i presidentit të zgjedhur Donald Trump për akuzat që rrjedhin nga paratë e për një aktore porno duhet të anulohet për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për imunitetin presidencial.

Vendimi, i cili pritet të martën, është i pari nga dy zgjedhjet kryesore që gjyqtari Juan Merchan duhet të bëjë pas fitores së Trump më 5 nëntor.

Trump është planifikuar të dënohet për këtë çështje më 26 nëntor, por ekspertët ligjorë tani thonë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë përpara inaugurimit të tij më 20 janar. Një vendim i favorshëm për Trump në çështjen e imunitetit ose një vonesë e dënimit do t’i hapte rrugën atij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, i pangarkuar me ndonjë prej çështjeve penale, që dikur kërcënonin të prishnin fushatën e tretë presidenciale të biznesmenit të kthyer në politikan.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të SHBA po vlerësojnë se si të mbyllin dy çështje penale federale kundër Trump për shkak të një politike të gjatë që ndalon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë dhe çështjes shtetërore në Xhorxhia mbi përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

78-vjeçari Donald Trump, u deklarua i pafajshëm dhe mohoi keqbërjen, duke akuzuar për persekutim politik ndaj tij aleatët e presidentit demokrat Joe Biden për t’i dëmtuar fushatën. Në maj, Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së i dënuar ndonjëherë për një krim kur një juri e shpalli atë fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të mbuluar një skandal seksual të mundshëm përpara fitores së tijtë parë presidenciale në 2016.

Në korrik, Gjykata e Lartë vendosi – në lidhje me një nga çështjet penale federale të Trump – se presidentët janë të imunizuar nga ndjekja penale që rrjedh nga aktet e tyre zyrtare dhe se juritë nuk mund të shohin prova të akteve zyrtare në gjyqe për çështje personale. Avokatët e Trump thonë se vendimi do të thotë se çështja duhet të pushohet plotësisht, por Prokurorët argumentuan se kjo nuk ndodh për çështjen në fjalë që kishte të bënte me “sjellje tërësisht jozyrtare”.

Edhe nëse gjyqtari Juan Merchant mban në fuqi vendimin, ekspertët thonë se avokatët e Trump do t’i kërkojnë atij që të shtyjë atë. Trump do të rrezikonte deri në katër vjet burg. Ekspertët ligjorë thonë se më të mundshme, janë dënimet më të vogla si gjoba apo dënimi me kusht, por nuk përjashtojnë as burgun.