Një pushues nga Kosova ka denoncuar pranë komisaraitit të policisë së Krujës se është grabitur nga dy persona me maska dhe të armatosur.

“Në Komisariatin e Policisë Krujë ka denoncuar shtetasi B.H, vjeç 24, banues në Gjakovë, Kosovë se më datë 26.08.2017, rreth orës 22:30, tek “Ura e Gjolës”, dy persona të maskuar dyshohet se njëri kishte armë, i kanë marrë mjetin tip “BMV X5”, 3 celularë dhe 1500 euro”, njofton policia e Durrësit.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.