3 gusht 2015 – Shumë shqiptarë të cilët kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil, po ndjekin një metodë të padëgjuar më parë.

Një shqiptar, Elsid Idrizi, shpreson të fitojë azil në shtetin gjerman në një mënyrë tjetër, duke lindur një fëmijë atje, shkruan gazeta ‘Shekulli’.

Sipas Elsidit, nëse lind një fëmijë në territorin gjerman, atëherë mund të kesh mundësi për të marrë dokumente, sepse fëmija mund të fitojë nënshtetësinë gjermane. Kjo është një nga shumë mënyrat që po ndjekin shqiptarët për të fituar statusit e azilantit.

Kujdesi i autoriteteve gjermane është më i madh për familjet që kanë një grua shtatzënë. Ato familje largohen nga kampi dhe u krijohen kushte më të mira qëndrimi dhe ushqimi. Gratë shtatzëna marrin falas edhe asistencën shëndetsore, duke bërë kontrolle periodike te mjeku dhe duke marrë po falas vitaminat e nevojshme gjatë kohës së shtatzënisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/