Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë, u ndal tek tensionet në veri të Kosovës, ku tha se çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik.

Rama: Doja të thoja që është shumë frymëzuese që të jesh pjesë e NATO-s në këtë kohë dhe të shohim që vullneti për të qenë me Ukrainën deri ne fund është i palëkundur.

Kushdo që mund të vërë bast mbi shabnset për të thyer këtë solidaritet dhe për të thyer NATO-n ka humbur dhe do të humbasë deri në fund. Ne mund të diskutojmë dhe situatën shqetësuese në Ballakan, në veri të Kosovës.

Shpresojmë që logjika të mbizotëroje dhe depërshkallëzimi i situatës të vijë sa më parë, çdo përshkallëzim mund të sjellë një thyerje në rajonin tonë. Duam të shohim që dialogu i BE-së të ketë sukses.

Po ashtu në konferencë janë të pranishëm edhe kryeministri i Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë.