Ananasi përveçse është i mirë për t’u shijuar, ai i bën shumë mirë lëkurës, forcon kockat, parandalon tensionin e lartë dhe nuk të shëndoshë. Prej vitesh preferohet dhe dita me anans, e cila ndihmon për të pasur një bark të sheshtë dhe të pastron organizmin.

Kjo lloj diete bën pjesë në më të shpejtat sepse zgjat vetëm katër ditë dhe mund të përsëritet çdo muaj. Dieta lejon të hahet vetëm anans katër ditë shkruan Tg.com.

Këtë frutë mund ta hani në çdo sezon të vitit. Për të përvetësuar në maksimum vlerat e tij duhej ta hani të freskët. 100 gram ananas është një burim i shkëlqyer i manganit dhe vitaminës C. Gjithashtu ai furnizon turpin dhe me kalium, magnez, kalcium, betakaroten, tiaminë, B6.

Përveç kësaj, ananasi ndihmon në tretjen e proteinave dhe për këtë arsye duhet të konsumohet pas vakteve të ushqimit.

Ja disa përfitime të tjera të anansit:

1. Forcon thonjtë tuaj

2. Ka efekt kundra plakjes. Ananasi është një aleat i vërtetë kundër rrudhave dhe kundër plakjes së kockave. Largon inflamimin e nyjeve dhe muskujve, veçanërisht atyre që lidhen me artritin.

3. Pastron organizmin. Falë përbërjes së tij të lartë me ujë ndihmon në eliminimin e toksinave.

4. Anti-inflamator natyror sidomos në dimër. Është i dobishme kundër kollës, të ftohtit dhe ndihmon organizmin tonë nga infeksionet.

5. Ndihmon tretjen. Ananasi është burim fibrash dhe kjo e bën më të lehtë tretjen. Gjithashtu është shumë i dobishëm në rast diarreje ose koliti.

6. Forcon dhëmbët. Vetitë antioksiduese të ananasit i bëjnë mirë edhe gojën, parandalojnë kancerin oral, forcojnë dhëmbët dhe mishrat.

7. Ndihmon shikimin. Prania e beta-karotenës ndihmon në ruajtjen e efikasitetit të fushëpamjes, duke luftuar degjenerimin makular të retinës, që mund të çojë në humbjen e shikimit.

8. Të dobëson. Shija e ëmbël që ka mund të na mashtrojë. Realisht bromelina, që është e pranishme te ananasi redukton celulitin në trupin tonë.

9. Ul tensionin e lartë. Kush vuan nga tensioni i lartë duhet të hajë shpesh ananas. Përmbajtja e lartë e kaliumit dhe sasia minimale e natriumit lejojnë të mbajnë tensionin e ulët.

10. Tonifikon muskujt. Ananasi është një frutë ideal për ata që merren me aktivitete sportive. Pas një aktiviteti fizik, ananasi siguron një furnizim adekuat të kripërave minerale dhe i shpërndan shpejt ato nëpër turp.