Ndoshta nuk e keni menduar, por lëngu i domates ka shumë efekshmëri dhe dobi, sidomos për lëkurën tuaj. Për të përfituar lëngun e domates duhet fillimisht të merrni domatet, t'i hiqni lëkurën dhe më pas t'i grini imët.
Lëngun kullojeni në një sitë të vogël dhe më pas aplikojeni mbi lëkurë dhe e lini për 15-20 minuta. Pas këtij momenti, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Ja disa nga përfitimet që ky lëng sjell:
-Redukton njollat e zeza në lëkurë
-Tërheq lëkurën dhe redukton rrudhat e moshës
-Zbeh poret e mëdha
-I jep shkëlqim lëkurës