1 shtator 2014 – Seksi i rastësishëm redukton stresin dhe rrit pozitivitetin. Ne këtë perfundim ka arritur një studim i "Social Psychology and Personality Science".
Studimi është realizuar nga një grup shkencëtarësh te Cornell New York Univeristy, pasi mori dhe analizoi jetën seksuale te një grupi prej 371 studentesh.
Me pak te stresuar dhe me më shume pozitivitet kane rezultuar ata studente qe kane qene frekuentë ne përzgjedhjet e tyre rastësore ne drejtim te marrëdhënieve seksuale. Nënteksti i studimit: Nuk duhet te trembesh dhe te kesh frike nga raportet okazionale seksuale.
Te kundërtën e kësaj ka nënvizuar ne një studim te sajin një tjetër studiuese, e cila ne studimin e saj mbronte idenë se te pasurit e marrëdhënieve seksuale me më shume persona shkakton efekte negative, një prej te cilëve ishte pikërisht edhe gjendje depresive e tyre.
Atëherë cila mbete te jete e vërteta? Momenti me i rëndësishëm i çështjes ne fjale qëndron tek arsyet qe te çojnë drejt marrëdhënieve rastësore seksuale. Ne fakt ka disa pika qe mund te konsiderohen si momente pozitive dhe disa te tjera si negative. Ne kategorinë e pare futen te tilla si dëshira për argëtim, e te ndjerit te lire, te nevojës për te mësuar dhe eksploruar me shume boten e seksualitetit. Ne kategorinë e dyte futen pika te tilla si dëshira për te qene i rrethuar prej personave te seksit tjetër, për te qene e ndjere mire me veten.
Dhe me këtë rast, studiuesja shtron pyetjen: A mund te ndjehesh mire me duke pasur marrëdhënie te rastësishme seksuale?” Po ju si mendoni?
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





