NGA BUJAR QESJA

Zanati ynë është të shkruajmë, por edhe të bubrrojmë, të kapim dukuri, ti zbulojmë, pavarësisht se nuk të imponohen për t’iu kushtuar.

Atë ditë që na mblodhi Gëzim Kabashi, për “Me Artistët e Qytetit”, diku ishin ulur dhe dy intelektualë të spikatur. E njohura e tyre, nuk ka të bëjë me rrahje gjoksi, as për të tërhequr vëmëndjen me ligjërime siç bëjnë jo pak.

Si detyrim ndaj qytetit dhe njerëzve të tij, si detyrim ndaj arritjeve të miqve e të njohurve, siç ishte edhe ky takim i 22 nëntorit 2023, ata vijnë e ulen urtazi, duke e zbukuruar mjedisin me buzëqeshjen e tyre.

Çifti Tedeskini, ia shton zilinë Durrësit. Alma është e bija, e eruditit të publiçistikës dhe kulturës shqiptare. Quhet Sofokli Afezolli. Vite të shkuara, ky Afezoll i fisëm, drejtoi për disa vite këtë tempull të kulturës, siç është teatri ” A. Moisiu”. Alma është mjeke, arti i ruajtjes së shëndetit të njerëzve.

Dhe plotësohet çifti me Jozefin, trashigimtari i bindur, plot sharm dhe personalitet, i të famshmëve Tedeskinë, ardhur nga Italia në Shkodrën e Bushatllinjve. Dhe i shumëprituri, ishte një Tedeskin me profesionin mjek.

Dhe Tedeskinë të tjerë vijnë në Durrës, duke krijuar farmacitë e para dhe qenë në vëmëndje të diplomacisë së kohës, pasi u bë selia e konsullatës austrohungareze. Emidio Tedeskini, gjyshi i Jozefit, ishte dhe konsulli i Republikës Veneciane.

Ky Jozef, djali i Tadeos, është shkencëtar i mbrojtjes së bimëve. Por brenda vetes, ka rrënjë njerëzore të dashurisë për Durrësin dhe durrsakët.

“Me Artistët e Qytetit”, ishte edhe për këto artistë të qytetarisë. Ulur siçdo kush dhe e lexonin veprimtarinë, përkundrejt dashurisë për Durrësin dhe respektin për durrsakët.

Alma dhe Jozef Tedeskini! Aktiv për të ndjekur, atë që quhet kultura durrsake, nëpërmjet veprimtarive që prodhon Qendra Kulturore, Biblioteka e Qytetit, e të tjera.

E fiksova këtë foto dhe vendosa të bëj këtë lexim profesional, por i ndihmuar dhe nxitur nga pozicioni avantazhues i kulturës, emancipimit dhe civilizimit të epërm të këtij çifti nderues për ne dhe më gjërë, Alma dhe Jozef Tedeskini.

Shtëpia e Tedeskinëve është 180 vjeçare dhe ruhet si sytë e ballit. Nderi i jonë edhe këtu Alma dhe Jozefi, duke na ngritur kryet e na rritur krenarinë, për atë që mbrojnë dhe për atë që u çfaqin turistëve të huaj.

Banesë e mirmbajtur me thonj, duke ruajtur gurët venecianë të vitit 1843 dhe mbi të gjitha, historinë e vyer dhe kurdoherë udhërrëfyese të traditave.

Një çift i bukur në shpirt dhe në vlera, ulur diku në hollin e teatrit ” A. Moisiu”. Ndiqnin me kureshtje, vlerat e miqve nëpërmjet ” Me Artistët e Qytetit” të Gëzim Kabashit. Në fytyrat e tyre, është ulur kënaqësia dhe gëzimi i pamatë i arritjeve të kulturës.

Sa e ndjejnë! Prezenca e tyre, plus për këtë kuvend arti. Kultura dhe ajo çka përfaqësojnë, shanse për Durrësin. Trashigimtarë të fiseve të tyre më shumë se të njohur, duke i dhënë qytetit mbi 3000 vjeçarë, shanse të pallogaritshme epërsie.

Alma dhe Jozef Tedeskini! Jeta e tyre kulturore vazhdon, si krijues dhe përhapës vlerash, duke na provokuar mburrje dhe kënaqësi.

Jozef dhe Alma Tedeskini! Ju paçim!