Një 12-vjeçar është zënë poshtë nga porta në banesën e tij në Tiranë, teksa përpiqej ta mbyllte.
Menjëherë i mituri është dërguar në spital nga familjarët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 17.01.2026, është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi i mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete. Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit-njofton policia.





