Dy të mitur kanë plagosur aksidentalisht me armë zjarri një 64-vjeçar. E.Xh,13 vjeç, dhe E.B,17 vjeç kishin marrë çiften nga shtëpia pa leje dhe kishin dalë për gjueti natën. Ata kanë qëlluar në drejtim të 64-vjeçarit, duke e plagosur.

Policia ka shoqëruar dy djemtë, të cilët janë shprehur se nuk e kanë dalluar 64-vjeçarin nga errësira.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.