Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Liria” në Durrës, ku një grua e moshuar qëndroi e shtrirë pa ndjenja për 30 minuta.

“DurrësLajm” mëson nga dëshmitarët në vendngjarje se ambulanca u njoftuan me urgjencë, por ajo mbërriti me vonesë, ndërsa ndihmën e parë e moshuara e ka marrë nga qytetarë që ishin prezentë.

Mësohet se ambulanca ka shkuar 30 minuta me vonesë në vendin e ngjarjes, ndërkohë gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, në ato momente kishte fituar vetëdijen dhe është dërguar në spital.