Një incident është regjistruar dje gjatë një takimi elektoral të kryeministrit Edi Rama në Devoll.
Një e moshuar me lule në dore i është afruar kryeministrit për t’ia dhuruar, por në momentin që i dha trëndafilat, e moshuara u rrëzua në tokë.
Kjo skenë nuk i ka shpëtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka publikuar në rrjetet sociale videon, ku shihet momenti teksa e moshuara humb ndjenjat dhe kryeministri vazhdon kërcimin.
“Qytetares i bien të fikët para tij, ky vazhdon tallavanë e hidhet e përdridhet sikur nuk ndodhi asgjë! Shpirt …”, shkruan Berisha.