Një burri të moshuar i ka rënë të fikët mesditën e sotme në Durrës, teksa është shoqëruar me autoambulancë drejt spitalit.

Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”, ku pasi burri ka rënë në tokë, drejt tij kanë shkuar qytetarë të rastësishëm për ta ndihmuar, të cilët kanë lajmëruar edhe autoambulancën.

“DurrësLajm” mëson se ai ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.