Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar punimet e Rindërtimit në Shijak me përfundimin e ndërtimit të shtëpive individuale.

Ahmetaj i ka bërë me dije kryeministrit se në tetor mbaron gjithë Rindërtimi në Shijak, si pallatet edhe lagjia e re.

Ndërkohë në rrjete sociale Rama shkruan “Përfundon rindërtimi i të gjitha banesave individuale plot 567 familje janë rikthyer në shtëpinë e re, ndërtuar nga shteti dhe 252 të tjera kanë marrë fondin në dorë, me kërkesë të tyre, për ta kryer vetë ndërtimin”

Teksa u takua me banorët, kryeministri vendosi të ndihmojë një banor me probleme shëndetësore, duke i shtyrë karrocën. Gjatë vizitës, Rama shkëmbeu batuta me pronarët e shtëpisë.

EDI RAMA: Tashti, baba nona i bënë të gjitha çfarë kishin për të bërë, ti ta mirëmbash dhe të punosh bahçen këtu. Beso e kontrollo është kjo punë. Gratë kanë më pak llafe më shumë punë, burrat shumë llafe e punë pak.

Po, rëndësi ka që sot ne jemi të çliruar se në Shijak mbaron rindërtimi i shtëpive, tani me pallatet dhe lagjet.

ARBEN AHMETAJ: Në tetor mbarojmë me Shijakun.

EDI RAMA: Ti pa këtë (gruan), unë pa atë që kam, këta pa ato që kanë, jemi si shpija jote pas tërmetit. Të mbarum komplet Topi e luan, se përderisa nuk i jep as raki.Ti kemi me shëndet me jetë. Shëndet, gëzime.

EDI RAMA: Meqë më kë kërkuar, po të shtyj. Hajde.

I MOSHUARI: Faleminderit që erdhe.

EDI RAMA: Tashti, këtu duhet ngritur, Elton. Dhe këtu është mirë të bëjmë një ram, që të jetë më e lehtë.

I MOSHUARI: Faleminderit shumë. Të ndihmoftë zoti.

EDI RAMA: Urdhëro