Sekuestrohen rreth 21 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Mësohet se operacioni i policisë greke është zhvilluar në shpatet e një rruge periferike në Pogon të Janinës.

Po ashtu, janë gjetur të braktisura 2 çanta, brenda së cilës ndodheshin 5 pako marijuanë, me peshë të përgjithshme 20 kg e 800 gramë.

Policia ndërkohë po vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.