Koreografi Albi Nako dhe balerina e prezantuesja e motit, Alba Hoxha janë përfolur se janë ndarë kohët e fundit. Në media u shkruajt se shkak i ndarjes së çiftit ishin bërë prindërit e tyre, të cilët nuk ishin dakort për këtë lidhje. Edhe Alba ditën e sotme kur u pyet nga fansat, deklaroi se është beqare.

Megjithatë siç duket këto kanë qenë thjesht thashetheme, sepse Albi dhe Alba vazhdojnë të jenë së bashku. "Xing.al" i ka fotografuar dyshen në një restorant teksa darkonin dhe bisedonin. 

Albi dhe Alba shfaqen të veshur sportiv teksa duket se është balerina ajo që po flet, ndërsa koreografi e dëgjon me vëmendje./Xing.al