Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy shtetasve shqiptarë të cilët në bashkëpunim me dy italianë kanë goditur me thikë djalin e prezantueses së njohur, Simona Ventura.
Mësohet se shqiptarët Andi Arapi, 29 vjeç, me qëndrim të parregullt në Itali dhe Albano Jakey, 24 vjeç, bashkë me dy italianët, David Caddell, 29 vjeç dhe Alessandro Ferzoco, 24 vjeç, kanë plagosur me 11 thika 19-vjeçarin Niccolò Bettarini.
Djali i ish-futbollistti Stefano Bettarini dhe moderatores së njohur italiane, Simona Ventura përfundoi në spital pas sherrit me thika në një diskotekë në Milano të Italisë, mëngjesin e 1 korrikut.
19-vjeçari ndërhyri për të mbrojtur një mikun e tij ndërsa dikush nga banda që më pas iu sul duke e sulmuar dhe goditur me thikë ka thirrur, "të njohëm, je i biri i Bettarinit, do të vrasim," shkruajnë mediat italiane.





