Ministrja e Jashtmë Olta Xhaçka ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit britanik të emigracionit i cili tha se kriminelët shqiptarë po shporren nga Mbretëria e Bashkuar.
Fjalë si ‘gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”, Xhaçka i quan një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët.
Deklarata e ministres:
Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota. “Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”!
Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe atij të Britanisë së Madhe ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturë,e konomi dhe shoqërinë e të dy vendeve.
Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm!
1/3 Shocked beyond words to hear a Minister of State in charge of Immigration use such language for some more miserable votes."Find the #Albanian,detain the #Albanian"! https://t.co/wu6NBQ25Qt
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 14, 2023
Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick përdori një gjuhë të papranueshme për shqiptarët, në një video të publikuar në rrjetet sociale ditën e djeshme. Ministri britanik njofton në nisjen drejt Tiranës të disa dhjetëra shqiptarëve, teksa bën thirrje që shumë të tjerë të largohen sa më shpejt. Ai i etiketon shqiptarët si kriminelë.
“Isha për të parë deportimin e shqiptarëve. Disa prej tyre janë nisur. Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë. Dje vizitova një qendër imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt.
Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantët e paligjshëm por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, thotë ministri në një video.