Plot 4 gola ka shënuar Belgjika në përballjen e sotme ndaj Hungarisë. Ekipi belg ka siguruar kështu, kalimin në çerekfinalen e Euro 2016. Që në minutën e 10-të, Belgjika ka gjetur rrugën e golit me mbrojtësin Toby Alderweireld. Goli erdhi pas një harkimi të mirë në zonë nga mesfushori Kevin De Bryne.

Edhe pse u përpoqën gjatë 90 minutave, hungarezët nuk arritën dot të barazonin rezultatin dhe qëndruan të pafuqishëm para belgëve. Më pas, për to erdhi ndëshkimi.

Michy Batshuayi Tunga shënoi golin e dytë, arkitekt i të cilit ishte Eden Hazard (78’), pasi ai vrapoi në krah dhe dërgoi një harkim në zonë, nga i cili pasoi goli.

Mesfushori i Chelsea shumë shpejt realizoi edhe golin personal (79’). Ishte një goditje fantastike nga jashtë gjashtëmbëdhjetë metërshit.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Yannick Carrasco në minutat shtesë (90’+1), pas asistimit nga Radja Nainggolan.

Formacionet zyrtare:
Hungaria: (4-2-3-1): Kiraly; Kadar, Guzmics, Juhasz, Lang; Nagy, Gera; Lovrencsics, Kleinheisler, Dzsudzsak; Szalai. Trajner: Storck.

Belgjika: (4-2-1-3): Courtois; Meuneir, Alderëeireld, Vermaelen, Vertonghen; Nainggolan, Witsel; De Bryne; Mertens, Hazard, Lukaku. Trajner: Ëilmots.