Dhjetra njerëz mbeten të humbur teksa një stuhi e fuqishme dhe përmbytjet që pasuan kanë mbjellë panik në lindje të Libisë, ne zonat e njohura si ‘rebele’ qe nuk njihen nga komuniteti nderkombetar.

Qyteti i Derna u godit nga stuhia e papritur që besohet se ka shkaktuar shumë viktima në lindje të Libisë.

Kryeministri i vetëshpallur i qeverisë në lindje të vendit Ossama Hamad, njoftonte gjithashtu se të humburit janë të shumtë, por nuk citonte burime për shifrat dhe informacionet e tij.

Gjysmë hena e Kuqe në Benghazi ka konfirmuar se stuhia Daniel ka lënë rreth 150 viktima në qytetin Derna.

Kreu i saj Kais Fhakeri, tha për mediat se numri i viktimave mund të rritet në 250, teksa niveli i ujërave të përmbytjes në qytet arrinte deri në tre metra.

Zyrtarët lokalë shtonin se një digë ishte thyer nga ujërat e përmbytjeve në Derna.

Stuhia e të dielës besohet se ka prekur qytetet e Benghazi, Susa, Bayda, al-Marj e Derna.

Parlamenti i qeverisë së lindjes së Libisë ka shpallur tre ditë zie. Ndërsa Abdul Hamid Dbeibah, kryeministri i qeverisë së njohur nga perëndimi në Tripoli, gjithashtu shpalli tre ditë zie për qytetet e prekura duke i quajtur “zona katastrofe”.

Kater porte kryesore të vendit Ras Lanuf, Zueitina, Brega e Es Sidra, ishin mbyllur prej mbrëmjes së të shtunës.