Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion blic në qytet. Janë rreth 20 të arrestuar, të akuzuar për drogë.

Ata thuhet se kanë qenë në vëzhgim prej rreth 5 muajsh nga uniformat blu.

Kaq dihet deri më tani dhe pritet që policia të dalë me një komunikim zyrtar, ku do të sqarojë dhe më shumë detaje në lidhje me këtë operacion.