Të paktën 23 persona janë vrarë dhe 45 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdad.
Policia irakiane dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se sulmi ka ndodhur në lagjen Amil, që gjendet në jugperëndim të kryeqytetit irakian.
Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por grupi militant Shtetit Islamik, ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën në Bagdad.
Sulmi i sotëm vjen në kohën kur forcat irakiane janë duke zhvilluar luftime të ashpëra me militantët e Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit.