ZVICER– Dy trena transportues u përplasën në mëngjesin e sotëm në Zvicër në afërsi të stacionit Neuhausen am Rheinfal, pjesën verilindore të Zvicrësnë afërsi të kufirit me Gjermaninë, sipas informacioneve fillestare ka shumë të lënduar.
Fatkeqësia ka ndodhur në mëngjes rreth orës 7 e 30 minuta, në momentin kur të dy trenat ishin plot me udhëtarë dhe lokomotiva e trenit dykatësh ka dalur nga binaret, gjatë së cilës ka goditur në trenin i cili ka qarkulluar nga ana tjetër.
Njëri tren ka ardhur nga Shafhousm, derisa tjetri nga Vintertur. Sipas fotografive, kabina e drejtuesit të trenit tërësisht është shkatërruar. Arsyeja e fatkeqësisë nuk është e njohur, ndërsa për evakuimin e të lënduarve janë të angazhuar 220 shpëtues. Evakuimi i udhëtarëve është i vështirësuar, veçanërisht nga treni dykatësh.