TIRANE, 21 mars 2013– Pas datës 24 mars të gjithë ata persona të cilët nuk janë të siguruar do të duhet të paguajnë me para në dorë për shërbimet që ata do të kërkojnë nëpër spitale. 

Ligji i ri i cili do të hyjë në fuqi të hënën parashikon që qytetarët do të paguajnë shërbimin shëndetësor me planifikim në spitale, njësoj siç është vepruar deri tani me qendrat shëndetësore apo poliklinikat, ndërkohë që, sipas ligjit, do të jetë falas shërbimi i emergjencës, pavarësisht nëse pacienti është kontribuues në skemën e sigurimeve shëndetësore apo jo.

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, që do të jetë edhe fondi i madh i sigurimeve bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë po mbyllin të gjitha detajet për zbatimin e ligjit, përcaktimin e kostove për çdo shërbim, si dhe modaliteteve të tjera për vendosjen në zbatim të ligjit të ri të sigurimeve.