8 prill 2014 – Ylli i reality-show Kim Kardashian ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje kirurgjike në të pasmet e saj.
Gjatë realizimit të një seti fotografik, ku ka vënë në pah pjesët më provokuese të saj, Kim ka deklaruar me zemërim se fjalët për një “fryrje” të mundshme të të pasmeve të saj, janë shpifje.
Megjithatë, e vertetë apo mashtrim nga ajo çfarë thotë Kim, të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndikimin e saj që ka në media pikërisht për shkak të formave që ka.
Madje, edhe ajo e di ndikimin e saj “gjarpërues”, saqë me krenari ka realizuar këtë set fotografik në Tajlandë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





