Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklarata e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim e cila para disa ditësh iu bëri thirrje partive politike të “pastrojnë” listat.
Meta thotë se ky ka qenë një problem serioz në të gjitha nivelet e pushtetit, por ai i bën thirrje partive që më 25 prill të garojnë me figura me integritet.
“Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon se ka qenë problem serioz. I Kuvendit, pushtetit vendor, i niveleve të tjera, të qeverisjes. E domosdoshme më 25 prill të tregohet vullnet nga forcat politike, dhe vetë qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët, interesin e lartë publik. Dhe që kanë ato problemet e qarta në ligjin e dekriminalizimit. Partitë të jenë në garë me figura me sa më shumë entigreitet.”- tha Meta.





