Është një detyrim kombëtar që të përdhunohen femrat me xhinse të grisura”.

Një avokat afrikan ka tronditur mediat me deklaratën e tij, duke thënë se kush vesh xhinse të grisura duhet të përdhunohet. Duke qenë se ai doli në një televizion egjiptian, ka shkaktuar një “furtunë” të madhe në publik.

Nabih al-Wahsh u shpreh gjatë një emisioni televiziv se kjo veshje sipas tij, është një ftesë për ngacmim seksual. Avokati tha se e ka shumë seriozisht, kur përmendi dhe faktin se kjo vlen dhe për vajzën e tij, nëse vesh rroba të tilla.

Një studim i fundit tregon se 83 për qind e femrave në këtë vend ose janë ngacmuar seksualisht ose janë përdhunuar. 46 për qind e tyre thonë se përballen çdo ditë me të tilla ngacmime seksuale.

Prej kohësh po diskutohet nëse duhen ndaluar rroba të tilla si xhinset e grisura në vende publike.