Nga Richard Corriere & Joseph Hart
5 shkurt 2015 – Një ndër gjërat më të thjeshta dhe më të rëndëisshme që mësojmë nga ëndrrat tona është se"cilët jemi"cilët jemi në të vërtetë?. Në qendër të pjesës më të madhe të këtyre ëndrrave, ajo që sheh, vlerëson dhe kryen aktivitete të ndryshme është vetvetja. Aspektet e tjera të personalitetit shfaqen si karaktere të tjera në ëndërr, herë si njerëz që i njohim, herë si të huaj, herë si kafshë, forcat të natyrës apo përbindësha. Racionaliteti dhe egoizmi i pjesës më të madhe të njerëzve krijon idenë e rremë se identiteti i tyre është monolitik: se ata e dinë se kush janë; se e dinë se çfarë pëlqejnë dhe çfarë jo dhe se e dinë se si duhet të ndjehen për këtë apo atë gjë. Asgjë nuk mund të kalojë përtej kësaj të vërtete. Në mënyrë të vazhdueshme ne të gjithë përjetojmë konflikte të brendshme se si duhet të veprojmë dhe të flasim, nëse duhet të kontrollojmë veten apo duhet të jetojmë jetën duke u nisur nga impulset, nëse jemi vërtet të dashuruar apo ajo që po jetojmë është e pavërtetë. Frojdi e analizoi psikikën e tij dhe arriti në përfundimin se ka një ego, një un dhe një superego. Jungu shihte thellë brenda vetes për të zbuluar anën e tij të errët dhe e quajti këtë "hije të vetvetes".
Eric Berne thoshte se në të gjithë kemi tre modele të mendimit dhe sjelljes konfliktuale, "Prindi, Fëmija dhe i Rrituri".
Dhe gruaja ime, Carol, zbuloi se secili prej personazheve të "Ishujve Gilligan" përfaqëson një aspekt të ndryshëm të personalitetit të saj dhe se secili prej tyre ka perspektivën e tij, prioritetet dhe mënyrën e vet të të vvepruarit. Pa dyshim konflikti i brendshëm është një ndër sfidat më të dhimbshme dhe më të vështira të jetës. Si një avokat me çmim të lartë intelekti ynë racional do të mbrojë një tjetër aspekt të çdo çështjeje. Më e mira që miqtë dhe këshilltarët mund të bëjnë është të të tregojnë se si duhet të menaxhohet një konflikt dhe si duhet të vendosësh se cila është më e mira për ty.
Gjej veten në ëndrrat e tua dhe lëre veten të të çojë në në drejtimin e duhur.
Unë e kam gjetur veten në ëndrrat e mia 20 vjet më parë. Ishte një kohë konfliktesh dhe trazirash në jetën time. Ditët më ishin mbushur me emocione të dhimbshme, mërzi, zemërim, inat dhe impulse vetëshkatërruese. Nisa të lexoj një gazetë ëndrrash dhe dhe një nga gjërat e para që vura re ishte se imazhi im në ëndrra nuk ishte imazhi i një njeriu të çmendur.
Në të gjitha ëndrrat e mia isha një njeri shumë i kujdesshëm, i qetë dhe i matur. E urreja mënyra se si sillesha gjatë ditës, por më pëlqente mënyra se si sillesha në ëndrrat e mia. Ishte një imazh i vetvetes me të cilin mund të jetoja. Personazhe të tjera dhe imazhet në ëndrrat e mia përfaqësonin dukshëm zemërimin dhe mungesën e lumturisë, por vetë isha në rregull dhe vizioni i qartë i mbështetjes që i jepja vetvetes më jepte edhe më shumë shpresë. Njerëzit shpesh përqëndrohen në ngjarjet dhe personazhet e ëndrrave, por ata duhet të nisnin të kujtojnë veten, të kujtojnë si veprojnë dhe si ndjehen në ëndrra.
Nëse ju pëlqen mënyra se si paraqiten në ëndrra, silluni kështu edhe në jetën e përditshme. Nëse nuk ju pëlqen kjo mënyrë, përdoreni këtë ndjesi si një mënyrë për të ndryshuar sjelljen në jetën e përditshme. Kjo do të ndryshojë edhe mënyrën e të sjellurit në ëndrra.
Vetja juaj do të hyjë në veprim me ndjenjat e vërteta dhe ndjenjat e vërteta do t'ju çojnë drejt marrëdhënieve më të mira, aktiviteteve të kënaqshme, vetëkuptimit dhe vetërespektimit.





