DURRËS, 20 tetor 2014 – Dhe e fundmja beqare e socialistëve, më në fund u martua. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali i ka dhënë fund beqarisë. Ajo kishte kohë në kërkim, por doganat i erdhën në ndihmë. Elisa ka zhvilluar ceremoninë e dasmës këtë të diel në fshehtësi të plotë dhe pa zhurmë, ndryshe nga sa veproi Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj. Ceremonia u mbajt në një nga lokalet në periferi të Tiranës, ku ishin ftuar kolegë dhe miqtë e saj më të afërt.
Elisa Spiropali i ka thënë “PO” djalit me të cilin bashkëjeton prej disa kohësh. Gjithçka është mbajtur sekret dhe Elisa duket se ia ka arritur.
Kur kryeministri Rama e emëroi në këtë detyrë i hodhi poshtë kritikat me shprehjen se “vajzat e pamartuara janë më të përkushtuara”. Por tashmë, dhe Elisa “i doli nga rreshti”.





