14 gusht 2015 – E keni menduar ndonjëherë të pini një kafe dhe të jeni nën shoqërinë e një zvarraniku të rrezikshëm si gjarpri? Kjo ka filluar të ndodhë në një lokal në Tokio, pronari i të cilit ka gjetur këtë mënyrë shumë të veçantë për të shtuar klientelën.

Aty janë ekspozuar 35 gjarpërinj të 20 llojeve të ndryshme, të gjithë jo helmues. Teksa klientëve u ofrohet kafe dhe ushqim i shpejtë, ata kanë mundësinë gjatë kësaj kohe të vëzhgojnë zvarranikët në një kuti xhami të vendosur në tavolinat e tyre, për 8 dollarë shtesë mbi faturën.

Në rast se duan t'i marrin në dorë gjarpërinjtë dhe të bëjnë foto me ta, ka sërish një shtesë të vogël në çmim. Kështu provojnë ndjesinë e të pasurit një zvarranik të frikshëm si gjarpri aq pranë, por të siguruar mirë nga ana tjetër.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/