Pas fjalorit që përdori nga foltorja e Kuvendit, ku i ktheu përgjigje akuzave të Taulant Ballës, kryetari i PD-së Lulzim Basha vjen me një mesazh ndjese.

Drejtuar qytetarëve shqiptarë, përmes një postimi në "Twitter", Basha theksoi se të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, është niveli më i ulët i politikbërjes, ndaj dhe shpërtheu me ato fjalë të papërshtatshme.

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit.Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes”, shkruan Basha.