Dogana e Hanit të Hotit, ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë se dy shtetasit e prekur nga koronavirusi kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike.
Pas kontrollit të bërë në sistemin TIMS nga data 20 shkurt dhe deri më sot, as Paulin Kola dhe as Viktor Kola nuk rezultojnë të kenë kaluar në Han të Hotit.
“Djali Paulin Kola është regjistruar në TIMS në Muriqan më datën 26 Shkurt. Babai i tij, shtetasi Viktor Kola nuk ka asnjë hyrje apo dalje nga Shqipëria përmes pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi”, bëhet me dije.





