Këtë të premte më 05.04.2024, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2024”.

Ashtu si për vite me radhë, në këtë natë të veçantë për të rinjtë pjesëmarrës dhe organizatorët, producentja Myzejen Konduri ka rezervuar një spektakël të vërtetë.

Ne event pritet të performojnë disa ndër këngëtarët më në zë: Irma Libohova, Mateus Frroku, Dashamir Mehmeti, Olta Juba dhe pritet performanca e grupit të valleve.

Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë te pallati i sportit nga ora 09:00 deri në 17:00.