Komedia angleze “Të prezantoj babain”, e luajtur në skenat më të rëndësishme të teatrove, vjen sërish për publikun durrsak.
Shkruar nga mjeshtri i komedisë angleze Alan Ayckbourn, vepra vjen në skenën e amfiteatrit, me regji nga Adelina Muça dhe një kast aktorësh të njohur në datat 22, 23, 24 dhe 25 korrik, ora 20:30.
“Të prezantoj babain” një komedi angleze, e cila prej vitit 1965 deri më sot, është luajtur në skenat më të rëndësishme të teatrove duke korrur një sukses të jashtëzakonshëm vjen në skenë me katër aktorë: Gentian Zenelaj, Suela Bako, Ervin Doko dhe Alesia Xhemalaj.
Një palë pantofla misterioze, një seri telefonatash të çuditshme, lule që nuk kuptohen se nga vijnë, një adresë e dyshimtë, një propozim i papritur për martesë dhe një vendim për të takuar prindërit.
TË PREZANTOJ “BABAIN” | 𝗞𝗢𝗠𝗘𝗗𝗜
Regjisore | Adelina Muca
𝟮𝟮, 𝟮𝟯, 𝟮𝟰 & 𝟮𝟱 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 | 𝗼𝗿𝗮 𝟮𝟬:𝟯𝟬
📍 Amfiteatri antik
𝗕𝗶𝗹𝗲𝘁𝗮 & 𝗿𝗲𝘇𝗲𝗿𝘃𝗶𝗺𝗲 +𝟯𝟱𝟱 𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯