“Impact Dance Company”, studio e baletit klasik dhe modern në qytetin e Durrës-it, do të vendosë në skenë një shfaqje kërcimi në kuadër të festive të fundvitit.
Fëmijët nga mosha 4 deri në 16 vjeç do të interpretojnë në eventin “Impact Dancers Show” me numra të baletit klasik dhe modern.
Kjo kompani, që ka si parim promovimin e talenteve të qytetit dhe synon të bëjë krenarë prindërit, që mbështesin fëmijët në prirjet e tyre, do ta prezantojë këtë shfaqje në datën 23 dhjetor.
Fëmijët e talentuar të qytetit, nën udhëheqjen e dy koreografëve Ari Metani dhe Xhulja Kodra, ju ftojnë të bëheni pjesë e këtij “show” në orën 17:00 në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu”.