Një video e publikuar nga “Jeta Osh Qejf” tregon dy policë që dhunojnë një të ndaluar. Sipas kësaj faqeje, dy të rinj me motor nuk i ndaluan Policisë, madje njërin prej tyre për pak sa nuk e përplasën.
Pasi policia ndaloi të rinjtë, njëri prej tyre arriti të arratiset, ndërsa tjetri u kap. Aty policia nis të dhunojë të riun dhe ta ofendojë.
“O të q*** ropt”,dëgjohet të thotë polici teksa e shkelmon të riun. “Mu deshe me m’përplas ti legen?!”, vijon ai.





