Kryeministri Edi Rama si rrallëherë ka publikuar një foto krah bashkëshortes së tij dhe djalit të vogël, Zaho. Siç edhe kuptohet qartë, momenti gjatë të cilit është shkrepur fotografia ka qenë shumë special, pasi prindërit e vogëlushit janë përpjekur të bëhen pjesë e lojës së tij teksa ecin të tre së bashku.

Krahas postimit ka shkruar: "Insta e ditës", duke e shtuar këtë shkrepje mes të shumtave që përgjithësisht kanë në qendër politikën.

Rama dhe bashkëshotja e tij, Linda janë shumë të rezervuar kur vjen puna te familja dhe jeta personale.