Në një sallë të tejmbushur, për dy netë me radhë aktorët e klasit të parë vodhën skenën dhe sollën shumë të qeshura për artdashësit durrsakë.

Regjisori i mirënjohur, Kiço Londo solli këtë herë komedinë me bashkëautorë skenaristin britanik Johnnie Mortimer dhe komedianin Brian Cooke, përkthyer me mjeshtëri nga Artur Lena.

“Kur ikën macja” erdhi përmes lojës së një kasti të zgjedhur aktorësh si Ervin Bejleri, Andia Xhunga, Romir Zalla, Albana Koçaj, Ina Kollçaku dhe Rexhina Ibro.

Londo thotë se “spektatorët që ishin këto dy mbrëmje në sallë, e sigurt që do të vinë përsëri “, teksa bën me dije gjatë një komunikimi me “DurrësLajm” se komedia do të vijë sërish në qytetin bregdetar fundjavën e ardhshme.

Faleminderit Durrësi! Shihemi 26- 27 mars, ora 19.oo“, shkruan regjisori.

Për të rezervuar, është vënë në dispozicion ky numër telefoni: 0683913813